Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se kompania e njohur Eurowings, pjesë e familjes Lufthansa, nga qershori do të shtrijë operimin e saj në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Lekaj këtë e ka bërë të ditur pas takimit me drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha.
Ministri Lekaj tha se kompania Eurowings operimin e saj në Kosovës e nis fillimisht me stacionimin e aeroplanit të parë në ANP “Adem Jashari”, për të vazhduar më pas edhe me hapjen e qendrës trajnuese dhe punësimit të vendasve.
Postimi i plotë:
Lajme të mira morëm nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Kompania e njohur Eurowings, pjesë e familjes Lufthansa, nga qershori do të shtrijë operimin e saj në Kosovë. E fillon me stacionimin e aeroplanit të parë në ANP “Adem Jashari”, për të vazhduar më pas edhe me hapjen e qendrës trajnuese dhe punësimit të vendasve.
Krahas kësaj, drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, më informoi edhe për zhvillime dhe të arritura të tjera të institucionit që ai drejton. Në veçanti diskutuam për veprimet e ndërmarra për rritjen e sigurisë, ndryshimet që pritet t’i bëhen Ligjit për Aviacionin Civil, mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve dhe përgatitjet drejt marrjes në kontroll të hapësirës së ulët ajrore. Ritheksova edhe njëherë zotimin tim për të siguruar trajtim meritor për personelin e aviacionit brenda administratës së shtetit. /Reporteri.net