×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Evropa kritikon Kosovën për mosratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 13:01

    Mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e Kuvendit të Kosovës është kritikuar ashpër nga Evropa.


    Kuvendi të enjten e 11 qershorit dështoi të miratonte një sërë marrëveshjesh financiare që Qeveria kishte nënshkruar me mekanizmat ndërkombëtarë. Seanca e djeshme e Kuvendit u mbyll pa u votuar fare marrëveshjet për shkak të mungesës së konsensusit.

    Pas këtij dështimi, të premten, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka kritikuar Kuvendin e Kosovës. Ai ka shpërndarë një reagim të shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila e quajti zhgënjim mosratifikimin. Por, sipas Heldtit, fjala zhgënjim është shumë diplomatike në këtë rast.

    “E zhgënjyer me dështimin e Parlamentit për të ratifikuar disa marrëveshje ndërkombëtare përfshirë pjesëmarrjen e Kosovës në programet e Bashkimit Evropian për fiskalizim dhe dogana 2020, duke privuar taksat dhe doganat e Kosovës nga modernizimi i punës dhe shkëmbimi i njohurive me kolegët nga BE-ja dhe më tej”, kishte shkruar Apostolova, ndërsa Heldti ka qenë më i ashpër. “Fjala zhgënjim është shumë diplomatike! A do të shohim këtë parlament të punojë së shpejti? Kjo është për pakot ndihmëse për vendin dhe njerëzit e vet”, ka shkruar ai në Twitter.

    Marrëveshjet që ishin paraparë të votoheshin në Kuvend të enjten ishin:

    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, shkruan koha.net.

    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”,

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!