×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Exit-polli i Baton Haxhiut: VV e para me 37 përqind, PDK 23 përqind dhe LDK me 20 përqind

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 19:01

    Exit-polli i Baton Haxhiut, i prezantuar në T7, e ka renditur Vetëvendosjen si partinë fituese me 37 përqind, në zgjedhjet e mbajtura sot, shkruan Reporteri.net

    Si parti e dytë sipas këtij exit-polli është PDK me 23  përqind, e treta renditet  LDK me 20 përqind. AAK/NISMA ka marrë: 8 përqind, teksa sipas këtij exit-poll Lista për familjen s’e ka kaluar pragun.

    Haxhiu tha se marzha e gabimit në këtë exit-poll nuk mund të jetë më shumë sesa 1.5 përqind.

    “43 anketues në terren dhe ekipi i databazës i cili është prej 7 personave”, tha Haxhiu.

    Këto zgjedhje janë të parat të rregullta në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

    Në garë kanë qenë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga VV’ja, Bedri Hamza nga PDK’ja, Lumir Abdixhiku nga LDK’ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

    Të drejtë vote kanë pasur mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!