Me 14 shkurt, kur në Kosovë po mbaheshin zgjedhjet parlamentare, RTV Dukagjini dhe UBO Consulting kanë organizuar një Exit-Poll dhe njëra nga pyetjet ishte “Sipas jush, kush do të duhej të jetë president i ardhshëm i Kosovës”.
Pyetja nuk ka pasur opsione por qytetarët kanë propozuar vet emra.
Në bazë të këtyre të dhënave respodentët kanë dhënë preferencat e tyre për presidentin si më poshtë:
Vjosa Osmani – 48%
Ramush Haradinaj – 11%
Albin Kurti – 6%
Vlora Çitaku – 5%
Enver Hoxhaj – 4%
Murat Jashari – 3%
Hashim Thaçi – 2%
Isa Mustafa – 2%
Avdullah Hoti – 2%
Tjetër – 9%
Nuk e di – 9%
Kujtojmë sot Kurti dhe Osmani kanë ftuar subjektet politike për takim ditën e hënë, ku do të diskutohet për formimin e institucioneve të reja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.