×
  • Lajme
  • Lajme

    Express: A po e çojnë Pacollin në PDK Thaçi dhe Batoni?

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 23:00

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot kanë pirë kafe bashkë në një kafene të Prishtinës. Aty normalisht nuk ka munguar edhe Baton Haxhiu.


    Udhëheqësi i AKR’së, Behgjet Pacolli, që aktualisht është zëvendëskryeministër në largim, është parë duke pirë kafe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me gazetarin Baton Haxhiu. Me ta ishte edhe këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku.

    Për takimin mes tyre nuk është thënë asnjë fjalë – nuk dihet pse janë takuar. Por, krejt ky takim mund ta ketë një qëllim; Behgjet Pacolli të dalë në PDK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!