×
  • Lajme
  • Lajme

    Express: LDK arrin pajtimin, Isa Mustafa kandidat konsensual për kryetar

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 12:56

    Pas një mbledhje tri orëshe LDK ka vendosur që Isa Mustafa të kandidojë përsëri në pozitën e të parit, mëson Gazeta Express nga burime brenda mbledhjes së kryesisë.


    Që nga ora 10:00 e mëngjesit, Isa Mustafa është duke mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Mbledhja që u thirr për sot, u tha se ishte vazhdim i diskutimeve për të vendosur lidhur me një kandidat konsensual që do të zgjedhë LDK në Kuvendin Zgjedhorë, e që do të mbajë pozitën e të parin për katër vitet e ardhshme.

    Kryesia e LDK-së është duke vazhduar ende mbledhjen derisa gazeta ka mësuar se është arritur në darkordim që Mustafa të kandidojë nesër për të parin e partisë.

    Mustafa pas takimit me kryesinë do të takohet edhe me kryetarët e degëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!