×
  • Lajme
  • Lajme

    Fabrika për prodhimin e armëve, Maqedonci: Jemi në kontakt me prodhues nga Turqia

    Reporteri
    27 Nëntor 2024 | 12:07

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se nënshkrimi i vendimit nga Kryeministri Albin Kurti për formimin e një komisioni do të vë bazamentin e industrisë ushtarake në vendin tonë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Maqedonci tha se me këtë po fillohet një epokë e re.

    Sipas Ministrit Maqedonci, komisioni do të hulumtojë apo diskutojë rreth hapjes së fabrikës për prodhimin e municionit ndërsa shtoi se tashmë kanë pranuar një raport me prodhues shtetëror nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë dhe se janë në fazën finale të këtij projekti.

    “Ky komision do të hulumtojë rreth hapjes së një fabrike shtetëtore për prodhimin e municionit, që do të jetë fabrika e parë e llojit të tillë në Kosovë. Në vazhdimësi jemi koordinuar me partnerët tanë, jemi në kontakt dhe kemi pranuar dhe një raport me prodhues shtetëror nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Jemi në fazën finale të këtij projekti”, tha Maqedonci.

    Ai shtoi se komisioni do të hulumtojë e diskutojë edhe për hapjen e një laboratore me qëllim dizajnimin e fluturakeve pa pilot.

    “Sot më shumë se kurrë të gjithë partnerët ka nevojë për plotësimin e stoqevve të municinit dhe armëve, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të sigurisë dhe sfidat në të cilat po ballafaqohet bota dhe regjioni ynë”

    “Ky komision do të hulumtojë edhe hapjen e një laboratori me qëllim dizajnimin e fluturakeve pa pilot. Është sistem i nevojshëm, dhe përmes këtij laboratori vendi do të ketë mundësi në dizjanimin e fluturakeve të cilat në të ardhmën mendohet që të prodhohen në vendin tonë.

    Me hapjen e fabrikës së municionit, me hapjen e laboratorit, vendi po bën një hap më tej në përmbylljen e infrastrukturës për mbrojtjen e sigurisë”, tha Ministri i Mbrojtjes.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!