Tribunali Special sot ka njoftuar se konfirmuar aktakuzën e parë për krime të luftës. I akuzuari i parë është ish’eprori i UÇK’së, në Zonën e Llapit, Salih Mustafa.
Pak orë pasi që i njëjti u arrestua dhe u dërgua në Hagë në qendrën e paraburgimit, është publikuar një fotografi e tij me ish’hetuesin policor, Fadil Syleviqin.
Por, çfarë lidhje kishte Syleviq me ish’eprorin e UÇK’së si dhe carë akuza rëndonin mbi të? Ish’hetuesi policor ka folur sot gjatë ditës për Gazetën Express.
Ish-hetuesi thotë se kjo fotografi është një vit e vjetër.
“Ajo fotografi është një vit e vjetër sigurisht, menzi e identifikova cili është ai vend. Është foto shumë e vjetër. Nuk kam koment diçka lidhur me të”, thotë ai, teksa shton se sa i përket Speciales nuk ka pasur kontakt me Mustafën.
“Unë në atë drejtim nuk kam pasur kontakte”, ka thënë ai për Express.
Syleviq ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka ftesë nga Specialja.
“Këto janë personale, nuk jam për me u prononcu, thjesht nuk kam ftesë, këtë mundem me thanë me tepër jo”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.