×
  • Lajme
  • Lajme

    Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit

    Reporteri
    25 Nëntor 2024 | 7:59

    Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konferencë për media me fillim nga ora 11:00.

    KB Krusha dhe Fahrie Hoti kanë reaguar  në lidhje me një postim të  Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit,  i cili kishte deklaruar se kjo ministri kishte paditur Hotin në vitin 2017.

    KB Krusha e ka quajtur shpifje këtë deklaratë. Në një reagim nga KB Krusha kanë thënë se deklaratat se Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh janë të pabaza dhe tendencioze.

    “Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë. Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë.

    Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga z. Peci”, thuhet në njoftim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!