×
  • Lajme
  • Lajme

    “Faji nuk është jetim”, Uran Ismaili fajëson VV-në për dështimin e festivalit “Sunny Hill”

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 20:38

    Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, e ka komentuar anulimin e vendimit për mbajtjen e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, që tashmë është zhvendosur në Tiranë.

    Ai e ka cilësuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Kurti fajtorë për këtë vendim teksa e cilësoi këtë festival si të vetmin që mbledh rininë dhe sjell botën në Prishtinë, transmeton Reporteri.net.

    “Festivali që mban emrin e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, lagjen e Dua Lipa-s, nuk u lejua të mbahet në Prishtinë.

    Faji dihet, nuk është jetim. Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin sot ja mbylli derën pa asnjë hezitim të vetmit festival që mbledh rininë dhe sjell të gjithë botën në Prishtinë”, shkroi Ismaili në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Gazeta Online Reporteri ka marrë vesh se Festivali “Sunny Hill” do të mbahet këtë vit në Tiranë, dhe ky vendim siç bëjnë të ditur këto burime, erdhi si pasojë e zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit.

    Festivali ku tashmë veçse janë konfirmuar artistët e parë pjesëmarrës, përfshirë edhe DJ të njohur në botë, ishte planifikuar të mbahej në data 4-7 gusht 2022.

    Në muajin maj të këtij viti, Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi që kompanisë “Sunny Hill” t’i jepet prona 17-hektarëshe në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim për 99 vjet.

    Por procedurat e mëtejme janë zvarritur në Qeveri, gjë që ka bërë që organizatorët e kësaj ngjarjeje të tërhiqen përfundimisht nga organizimi në Prishtinë i festivalit, për ta zhvendosur atë në Tiranë këtë vit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!