Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, tha sot në Bruksel se do t’i paralajmërojë aleatët për situatën në Ballkanin Perëndimor në takimin e krerëve të diplomacisë së vendeve anëtare të NATO-s.
Ajo deklaroi se po ndjek me vëmendje ngjarjet në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.
Me të arritur në takimin ministror dyditor në selinë e NATO-s, Fajon iu tha gazetarëve se aleanca nuk duhet të neglizhojë Ballkanin Perëndimor, por duhet të vazhdojë të angazhohet në atë rajon politikisht të paqëndrueshëm.
“Do të fokusohem edhe në Ballkanin Perëndimor, i cili është fqinji i menjëhershëm i Sllovenisë. Po ndjekim zhvillimet në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kosovë pas zgjedhjeve”, tha Fajon.
Ajo deklaroi se Sllovenia po e ndjek situatën në Bosnjë me shumë kujdes dhe shtoi se dëshiron që ky vend të mbetet në rrugën evropiane dhe të jetë një vend pa tensione.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.