×
  • Lajme
  • Lajme / Kryediplomatja sllovene

    Fajon: Është gjeostrategjikisht e nevojshme të ndihmohen kandidatët nga Ballkani Perëndimor në rrugën drejt BE-së

    Reporteri
    14 Prill 2025 | 13:02

    Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, ka thënë se sot në takim jozyrtar me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor është arritur një marrëveshje se është gjeostrategjikisht e nevojshme të ndihmohen kandidatët nga rajoni në rrugën e tyre drejt BE-së deri në vitin 2030.

    “Të gjithë ramë dakord rreth tryezës se është një domosdoshmëri gjeostrategjike për të ndihmuar vendet në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian deri në vitin 2030”, tha Fajon rreth darkës më kryediplomatët nga Ballkani Perëndimor që u mbajt të dielën në Luksemburg, e organizuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kalas.

    Fajon sot pas mbërritjes në takimin e Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme në Luksemburg deklaroi se gjatë kësaj darke është edhe folur për situatën politike në Serbi me krerët e diplomacisë nga rajoni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!