×
  • Lajme
  • Lajme

    Fakulteti i Mjekësisë publikon njoftim për shtyrje të afatit të provimeve shkaku i sulmeve të Iranit në bazat amerikane

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 11:21

    Fakulteti i Mjekësisë ka bërë një njoftim të çuditshëm sot në faqen e saj. Ky Fakultet ka njoftuar se shtynë afatin e provimeve të janarit, për shkak të sulmeve të Iranit në bazat amerikane.


    Njoftohen studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Studimeve të Integruara Themelore, Bachelor dhe Master, se pas sulmeve të Iranit mbi bazat ushtarake amerikane në Irak, dekanati ka marrë vendim që afati i janarit të shtyhet deri në një afat të caktuar”, thuhet në njoftim, shkruan Reporteri.net.

    Por ky njoftim më pas është shlyer nga faqja e Fakultetit.

    Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Fakulteti i Mjekësisë por nuk janë përgjigjur në telefon.

    Kontakti ka qenë i pamundshëm edhe me rektorin e UP-së, Marjan Dema, për të marrë një sqarim rreth njoftimit në fjalë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!