×
  • Lajme
  • Lajme

    Falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia arreston të shumëkërkuarin

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 11:36

    Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar.


    Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 23.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: GEZIM (Fazli) AZEMAJ , i cili kërkohej për veprën penale: “Arratisja e personit të privuar nga liria”

    “Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 26.04.2021,është bërë arrestimi i tij”, njofton policia.

    Lajmërojeni menjëherë Policinë në rast se e shihni këtë person

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!