×
  • Lajme
  • Lajme

    “Faleminderit që s’i ndatë djemtë e mi nga të tjerët”- fjalët prekëse të babait të vëllezërve të ndjerë nga Kosova

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 14:55

    “Falënderoj qeverinë shqiptare që nuk i ndau fëmijët e mi dhe nga viktimat e tjera!”.


     

    Këto janë fjalët prekëse të babait të dy vëllezërve nga Kosova që humbën tragjikisht jetën gjatë tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri.

    Babai i vëllezërve Abazi u shpreh falënderues për faktin që qeveria shqiptare ndihmoi familjen e tij me shumën 16.000 euro.

    Mëngjesin e sotëm në familjen Abazi zhvilloi një vizitë ngushëlluese ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

    Arkëmorti i dy vëllezërve nga Gjilani, Isa dhe Shemsi Abazi u përcoll të enjten për në banesën e fundit. Të afërmit e të ndjerëve dëshmuan për mediat kosovare se dy vëllezërit kishin shkuar në Durrës për mbijetesë, për t’i shpëtuar varfërisë së tejskajshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!