×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Dështimi i 21-të

    “Falemnderit Arben, shihemi”, Gashi i LDK-së qesh me Haxhiun, i uron suksese

    Reporteri
    25 Maj 2025 | 12:28

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i uroi suksese Albulena Haxhiut, deputetes së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, pasi seanca konstituive u ndërpre sërish sot.

    “Albulena suksese!”, i tha Gashi duke qeshur, ndërsa ajo po futej në veturë pas daljes nga Kuvendi.

    “Faleminderit Arben, shihemi!”, ia ktheu Haxhiu.

    Gashi më pas u pyet nëse LDK-ja do t’ia mundësojë Haxhiut të zgjidhet kryeparlamentare.

    “I urova sukses. Suksesin ia mundëson partia e vet e cila po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën. Mendoj që është degraduese dhe e panevojshme si gjuhë”, tha ai.

    Gashi: VV-ja po thotë “i kam numrat për qeveri, por jo edhe për Albulenën”

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!