×
  • Lajme
  • Lajme

    Falënderimi i veçantë i mërgimtarit: Ndalet në Kroaci dhe shpërndan kafe për mjekët që ndihmuan personat e përfshirë në aksidentin tragjik

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 21:35

    Ultrim Imeri nga Prishtina jeton dhe vepron bashkë me familjen e tij në Gjermani dhe këtë vit ka ardhur për pushime në Kosovë.


    Gjatë rrugës ai u ndal në shtetin e Kroacisë dhe përkundër herëve të tjera, kësaj radhe jo për të pushuar, por për të falënderuar, njofton Klan Kosova.

    Ultrimi, në shenjë falënderimi për mjekët dhe policët atje për kontributin e dhënë për personat e përfshirë në aksidentin që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, shpërndau kafe dhe pije për ta.

    Gjesti i Ultrimit për të falënderuar në emër të shqiptarëve u prit shumë mirë nga mjekët dhe policia kroate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!