×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Falja e Kurban Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë

    Reporteri
    06 Qershor 2025 | 12:16

    Mëngjesi i së premtes çeli më ndryshe në Pejë.

    Në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” u mblodh xhemati dhe falën namazin e sabahut e po ashtu namazin e Kurban Bajramit, transmeton Klankosova.tv.

    Për një festë kaq të rëndësishme për besimtarët myslimanë, xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” përgatiti programe artistike si dhe u mbajtën ligjërata fetare.

    Nusret Kurteshi së bashku me grupin e tij këndoi ilahi për pjesëmarrësit.

    Ndërka, profesori Fadil Xhelili ndau mesazhet që përçon festa e Kurban Bajramit.

    “Sot jemi zgjuar në një ditë gëzimi që simbolizon harenë pas të arriturave, argëtimi si në çdo kulturë, edhe te ne zë një vend të posaçëm”, tha Xhelili.

    Televizioni përcolli me një edicion special ceremoninë madhështore të faljes së Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli”, ceremoni kjo që bëhet çdo dy herë në vit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!