Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, ka reaguar ndaj ushtruesit të detyrës së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit akuzoi profesorin Milazim Krasniqi se qëndron prapa organizimit të sotëm për falje të namazit në shesh të kryeqytetit.
Paçarizi ka shkruar se si një ushtrues i detyrës si ministër hedh akuza pa informata se dikush po organizon protesta në shesh.
Postimi i plotë nga Paçarizi:
Xhelos duhet me ia be nje vend ne medie sa me shpejt se krejt kohen po thirret ne burime
S’ka dert a ia qellon a jo – me rendesi po perpiqet djali dhe vullneti s’i mungon.
Qysh more del ushtruesi i detyres se ministrit te brendshem ne detyre e thote kam informata se filani po organizon protesta?! Me pase thane kam informata qe ka me u leshu nje UFO ne shesh, hajde de, po keshtu s’ka lezet mor Xhelo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.