×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja Çoçaj i fal gjakun shoferit që shkaktoi aksidentin e rëndë me kamion në Gjilan

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 11:05

    Familja Çoçaj gjatë ditës së sotme ia ka falur gjakun familjes së shoferit që shkaktoi aksidentin tragjik në Gjilan disa ditë më parë, ku Qerim Çoçaj nga Hasi i Prizrenit mbeti i vdekur, shkruan Reporteri.net.


    Në këtë aksident kishin kanë mbetur të lënduar mbi 20 persona dhe ishin shkatërruar mbi 10 vetura. Qerim Çoçaj para vdekjes kishte bërë një akt heroik duke shpëtuar tre fëmijë nga kamioni i cili ishte duke kaluar me shpejtësi të madhe.

    Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri  tha se po të mos ishte Çoçaj, tragjedia do të ishte edhe më e madhe. Ai falënderoi familjet nga Gjilani për një maturi të tillë dhe tha se ky shembull do të ndikoj për të mirë edhe tek familjet tjera në Gjilan që gjenden në situata të ngjashme.

    “Ai i ka shpëtuar tre fëmijë nga një aksident shumë i rëndë. Po të mos ishte ai, tragjedia do të ishte edhe më e madhe. Ai ka lënë pas një familje të mrekullueshme. Kjo falje është falë pjekurisë së madhe që ka treguar Refkiu. Vepra heroike e Qerimit në atë ditë të zezë nuk lejoi tjetër sjellje. Tani të tri familjet jemi bërë një familje dhe bashkë do ta përballojmë këtë situatë. Ky shembull do të ndikoj për të mirë në rastet tjera në Gjilan që ndodhen në situata të ngjashme”, u shpreh Haziri.

    Ndërkohë babai i shoferit që shkaktoi aksidentin me kamion ishte i shkurtë në fjalë. “Kisha pas qef ai me dalë nga burgu, unë me hy”, ishin fjalët prekëse të tij./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!