×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja e 16 vjeçares që vdiq nga rryma: Ambulanca u vonua, e pritëm në oborr

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 11:33

    Familjarët e 16-vjeçares, Mirlinda Ibrahimi, e cila ndërroi jetë pas kontaktit me rrymën në shtëpinë e saj në fshatin Capar të Gjilanit,pretendojnë se ekipi i ndihmës së shpejtë të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) është vonuar.


    Rasti ka ndodhur më 12 qershor dhe se vdekja e saj është konstatuar në Spitalin Regjional të Gjilanit, shkruan Koha Ditore.

    Nëna e së ndjerës, Arbnesha Mushkolaj, deklaron se vajza kishte hyrë në banjë për pastrim dhe defekti në rrymë kishte shkaktuar lëndimin e saj. Ajo ka thënë se është përpjekur ta ndihmojë 16-vjeçaren, derisa njëra nga vajzat e saj ka thirrur emergjencën në numrin 112.

    Ajo deklaron se kanë qëndruar në oborrin e shtëpisë së bashku me vajzën e lënduar në pritje të autoambulancës. Sipas saj, operatori i thirrjeve nuk ka pasur sjellje korrekte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!