Familja e atdhetarit të njohur Mehë Uka, i është bashkuar kandidatit të PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veselit në PDK.
Bashkë me familjen Uka, në PDK kanë aderuar edhe shumë qytetarë nga rajoni i Shalës, shkruan Reporteri.net.
Veseli e ka vlerësuar lart angazhimin e familjes Uka për lirinë e vendit, ndërsa ka theksuar përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook se bashkë me mijëra të rinj, të reja dhe qytetarë të shumtë që po i bashkohen PDK-së, do ta fitoj betejën për luftën kundër korrupsionit.
Statusi i plotë i Kadri Veselit:
Familja e nderuar e heroit Mehë Uka dhe atdhetarë të tjerë nga rajoni i Shalës, sot iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës. Një jetë të tërë, pa u ndalur asnjëherë, Mehë Uka punoi për lirinë dhe kombin tonë. Ishte njeri i fjalës dhe besës, i pathyeshëm dhe vizionar. Por, këto virtyte nuk ishin vetëm të tij, mirëpo të shumë familjeve shaljane me traditë atdhetare. Ashtu siç ishim bashkë në përpjekjet tona për liri e pavarësi, ashtu jemi bashkë edhe tani në luftën kundër korrupsionit.
Emri i Mehë Ukës ishte krenaria e Brigadës 141 të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. Tash në paqe, ngadhënjimi ynë në këtë luftë të përbashkët kundër korrupsionit, do të jetë krenaria e të gjithë qytetarëve!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.