Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur sot në takim, Muharrem Zymberin, babain e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi i cili ra në krye të detyrës për mbrojtjen e integriteti territorial të vendit.
Kurti në një postim në Facebook tha se Enver Zymberi nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë.
“Me 26 korrik sivjet bëhen 10 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi. Në zyren time prita Muharrem Zymberin, babain e tij, me të cilin kemi qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit. Baca Rremë erdhi të më vizitonte me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës”, shkroi Kurti.
“Përveç bisedës, u ndjeva shumë i nderuar që Arsim Sadiku, miku i Enverit, më kishte bërë një dhuratë të cilën mund ta shihni në foto. Sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë” tha Kurti.
Zymberi u vra më 26 korrik të vitit 2011 në Veriun e Mitrovicës afër fshatit Çabër, pas 20 minuta luftimesh ndërmjet forcave të pjesëtarëve të Njësisë speciale operative – ROSU dhe një grup personash me nacionalitet serb. Luftimet u zhvilluan atëbotë me urdhër të ish-kryeministri Hashim Thaçi, për shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.