×
  • Lajme
  • Lajme / Pamje

    Familja e Thaçit i falënderon qytetarët dhe institucionet për nderimet dhe ngushëllimet e sotme

    Reporteri
    18 Mars 2025 | 18:19

    Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në homazhet e sotme, mbledhjen komemorative dhe varrimin e kryefamiljarit të tyre.

    “I falënderojmë të gjithë qytetarët për mbështetjen. I falënderojmë delegacionet nga Shqipëria, Maqedonia dhe gjitha trevat shqiptare për nderimet, si dhe institucionet e Kosovës për telegramet e ngushëllimit. Pjesëmarrja masive e qytetarëve, mbështetja e tyre duke na qëndruar afër këto ditë, na e zbut dhimbjen dhe na e bënë më të lehtë t’i kalojmë këto ditë të rënda.”, ka thënë Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Ai e ka falënderuar edhe personelin shëndetësor të QKUK-së për kujdesin dhe profesionalizimin e treguar për babain e Thaçit gjatë këtyre tre muajve.

    Njëherësh, ai është shprehur mirënjohës edhe për Komunën e Skenderajt, nën patronatin e së cilës u organizuan aktivitetet e ditës së sotme.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!