Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxhës, familja Hoxha bën të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij.
Familja Hoxha përmes një njoftimi publik, ka bërë të ditur se ditën e mërkure do të organizojnë një konferencë për media me ç’rast edhe do të bëjnë të ditura disa detaje, transmeton Telegrafi.
“Pas 25 vite vuajtje, maltretime dhe tortura psikike e emocionale, familja jonë ka vendosur t’i japi fund kërkimit të pafund të eshtrave të tija dhe të mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës tonë”, thuhet në njoftimin e familjes Hoxha.
Gjithashtu, familja Hoxha njofton se në vitin e ardhshëm 2021 do të bëjnë varrin dhe memorialin e Remzi Hoxhës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.