Familja Myftari në Prishtinë ka dalë me njoftim për vdekjen e djalit, i cili dyshohet se u ther me thikë për vdekje nga vëllai i tij, mbrëmë te banesa e tyre në Prishtinë.
Regjisori Agon Myftari ka bërë të ditur lajmin tragjik dhe ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri.
Postimi i plotë:
Të dashur familjarë e miq,
Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.
Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).
Shpirti i tij u prehtë në paqe!
Me respekt,
Familja
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.