×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja nga Llapi goditet nga COVID-i: Babai dhe djali vdes për dy ditë nga virusi

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 19:03

    Familja Rrahimi nga qyteti i Podujevës është goditur rëndë nga Covid-19 brenda dy ditësh.


    Babai dhe djali i kësaj familje kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus, shkruan Reporteri.net.

    Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Isuf dhe Valon Rrahimit.

    Ngushëllime familjarëve u ka shprehur edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti.

     Shkrimi i plotë nga deputeti Hoti:

    Nuk di se si do të mbyllej dita më e trishtueshme për familjen e Valonit, mua si fqinjë e shok i tijë dhe gjithë qytetarët e Podujevës.

    Sot nga virusi famë keq Covid-19 vdiq Valon Rrahimi, tri ditë pas vdekjes së babës së tijë Isuf Rrahimi nga po i njëjti virus.

    E vështirë ta gjejshë forcën për ta përcjellur në botën e amëshueshme në moshë aq të re një djalë të urtë, punëtor e shumë i sjellshëm siq ishte Valoni.

    Ndonëse u rritëm në një mahallë në kushte e kohë shumë të vështira bashkë edhe me Fidanin, Ditarin, Ilirin, Samirin, Arsimin, Burimin, Xhevdetin, Mensurin, Muhametin, Jetonin e shumë të tjerë, gyrbeti, shkollimi e puna na ndau fizikisht, por dashuria që kishim për njëri tjetrin, gjithmonë ishte e freskët kur do që takoheshim.

    Allahu e mëshiroftë e na takoftë në Xhenet me të.

    Ngushëllime gjithë familjarëve, miqëve, shokëve dhe kolegëve të tijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!