×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Familja Ramliku ende në pritje të së vërtetës për vdekjen e vajzës 20 vjeçare

    Reporteri
    20 Qershor 2025 | 19:41

    20 vjeçarja Elvria Ramliku, nga Pelemtini i Obiliqit ka vdekur në gusht të vitit 2023 ka vdekur në rrethana të dyshimta. IML në vitin 2024 ka dalë më një raport të papërfunduar.

    Familja Ramliku vazhdon të jetojë çdo ditë me pikëpyetjet që nuk po marrin përgjigje dhe me shpresën se një ditë do të zbardhen rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë. Babai i saj, Nusret Ramliku, i përlotur, kërkon vetëm një gjë: të dijë të vërtetën.

    Ekipi i gazetës online Reporteri.net ka vizituar familjen Ramliku.

    ““Kur pe këqyri po me dhemb, zemra, shpirti. Pasha Allahun …”, shpërthen ai në lot.

    Mes dhembjes së pafund dhe mungesës së përgjigjeve, Nusreti vazhdon të kërkojë atë që çdo prind meriton  të dijë, pse i iku vajza nga kjo botë.

    “”Po du arsyen me dite, … shumë keq. Me shti në dhe një çikë 20 vjeçe…”, thotë me zërin që i dridhet nga dhimbja.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!