×
  • Lajme
  • Lajme / Aksidenti tragjik

    Familjarët e 26 vjeçarit që u godit për vdekje në Prishtinë i falin gjakun familjes së shoferes

    Reporteri
    28 Shkurt 2024 | 14:57

    Është mbajtur ceremonia e varrimit të 26 vjeçarit që u godit për vdekje gjatë së hënës në Prishtinë.

    Nga pamjet që janë publikuar familja Habibaj në prezencë të shehut i kanë falur gjakun familjes Kllokoqi-Berisha.

    “Ky gjak familjes Kllokoqi-Berisha iu fal sot, mos me e çu më gat, e para se me falë xhenazen e djalit. Veç me ia bë hallall, pa ja jep dorën. Në prezencën e burrave këtë punë me ia lënë në dorë të Zotit, por jo na me u marrë me atë punë”, ka thënë shehu prezent.

    Më 26 shkurt në mesditë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka mbetur i vdekur 26 vjeçari SH.H. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar masën e paraburgimit për një muaj për shoferen Y.B pasi e njëjta dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

    Në kërkesën e paraburgimit të Prokurorisë janë zbuluar edhe rrethanat se si ka ndodhur gjithë tragjedia në rrugën “Agim Ramadani”.

    Sipas kërkesës për paraburgim e dyshuara duke drejtuar makinën në mënyrë të pakontrolluar, ka goditur shtyllën e semaforit dhe semafori pas rrëzimit e godet këmbësorin SH.H, i cili si pasojë e lëndimeve vdes në vendin e ngjarjes.

    “Me të arritur përballë Ministrisë së Arsimit te semafori, e njëjta duke vazhduar në mënyrë të pakontrolluar dhe me pjesën e përparme të automjetit godet shtyllën e semaforit dhe nga goditja semafori rrezohet dhe godet këmbësorin SH.H, me çka tani të ndjerin i ka shkaktuar lëndime të renda trupore, ku si pasojë e lëndimeve, tani i ndjeri ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes”, përshkruhet në kërkesën e Prokurorisë.

    Vdekja e 26-vjeçarit te Ministria e Arsimit, Prokuroria përshkruan se si ka ndodhur aksidenti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!