×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët e zyrtarit të FSK-së që u arrestua sot thonë se ai u dërgua në Hagë

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 12:21

    Salih Mustafa, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitin e quajtur BIA, është arrestuar sot.


    Siç raportojnë mediat, ai është arrestuar nga EULEX-i, në mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij.

    Familjarët e kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.

    Nuk dihet akoma zyrtarisht arsyeja pse u arrestua Mustafa.

    Arrestimin e Mustafës e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, por pa dhënë detaje se si ka ndodhur.

    Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!