Jetmir Rudi, i cili ishte ditur i zhdukur që nga pasditja e së shtunës, është gjetur nga familjarët e tij këtë të diele rreth orës 18:00.
28 vjeçari, për 25 orë nuk u lajmërua tek familjarët, të cilët raportuan rastin në polici, ata në mëngjesin e kësaj të diele nisën kërkimet bashkë me policinë në zonat rreth fshatit Rud të Malishevës.
Pikërisht në këtë fshat ai u gjet, gjithnjë sipas familjarëve në gjendje të mirë shëndetësore por pak i shqetësuar.
Njëri nga të afërmit e tij ka treguar për Klan Kosova se ata dhe policët e kishin kërkuar në të njëjtën rrugë Jetmirin gjatë tërë ditës, por ai nuk ishte parë nga familjarët andaj dyshojnë se dikush e ka sjellë më vonë aty.
Ndërkohë zyrtarët policorë nuk kanë arritur akoma ta intervistojnë Jetmir Rudin për të mësuar nëse ai vërtetë është rrëmbyer dhe detajet tjera nga zhdukja e tij meqë aktualisht ai është duke u trajtuar në QKUK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.