×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjari i shoferit që u mbyt në aksidentin në Kroaci: Nuk jemi njoftuar ende zyrtarisht për vdekjen e Naserit

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 14:07

    Nga aksidenti tragjik i ditës së sotme të ndodhur në Kroaci kanë mbetur të vdekur 10 persona, ndërsa të lënduar dhjetëra të tjerë.


    Në mesin e viktimave është dhe njri nga shoferët Naser Sylmetaj, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Djali i axhës së tij, ka thënë se lajmin për vdekjen e tij e kanë marrë nga agjensioni, ndërsa përmes burimeve zyrtare ende jo, por tani ne kemi hapur të pamet.

    “Lajmin e kemi marrë nga agjensioni. Për Naserin na kanë njoftuar që është në mesin e të vdekurve, por jo nga burime zyrtare por vetëm nga agjencsioni. Por, ne kemi hapur të pamen prej ditës së sotme”, tha ai.

    Gjithashtu, i njëjti thotë se po të ishte Naseri duke vozitur kjo gjë nuk do të ndodhte

    “Sikur të kish qenë ai duke vozitur, nuk do të kishte ndodhur ky rast, por ka ndodhur dhe ju shprehim ngushëllime të gjithëve”, përfundoi ai në një intervistë të shkurtër për RTK.

    /Reporteri.net/

    Postimi emocional i djalit të shoferit që vdiq në aksident: Ah more babë po pak t’kom përqaf bre

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!