Një familjar i tre të infektuarve me koronavirus në Viti ka dalë me video për të kërkuar ndihmën e mjekësore pasi ka pasur probleme gjatë natës së kaluar. Djali i kësaj familje ka kërkuar ndihmën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ose të mjekeve të qytetit.
Gjithë kjo situatë ka ardhur pasi atyre askush s’iu ka shkuar në ndihmë. Express më herët ka raportuar se megjithatë ekipe mjekësh janë nisur drejt kësaj familje për ta ndihmuar.
Një 17-vjeçar nga fshati Stubëll i komunës së Vitisë, anëtar i familjes ku u kofirmuan tre persona me kornavirus, përmes një videoje dërguar Gazetës Express iu ka bërë thirrje infektologëve dhe mjekëve të Institutit Kombëtar që të shkojnë në shtëpinë ku gjendet ai dhe dy fëmijë të tjerë që t’i vizitojnë. Thotë se ka pasur temperaturë e që ka dyshime se edhe ai është prekur me koronavirus.
“Jam djali i tre anëtarëve që janë prekur nga koronavirusi. Gjatë natës kam pasur temepraturë. Kam shqetësimin e tre familjarëve të mi. Kishte qenë i mirseardhur një kontroll i Institutit apo mjekësisë”, ka deklaruar 17-vjeçari i familjes së prekur me koronavirus nga Stublla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.