×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjari kërkon vajzën 18 vjeçare që ndodhej në autobus: Telefoni s’po i punon, nuk kemi asnjë informacion

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 14:34

    Në autobusin e aksidentuar ndodhej edhe një një vajzë 18 vjeçare.


    Një familjar i kësaj vajze, saktësisht djali i axhës së saj,  përmes një lidhje telefonike në RTK ka bërë të ditur se janë duke e kërkuar dhe deri tani nuk kanë asnjë informacion për të, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net

    “Nuk kemi kontakt me të që kur është nisur. Telefoni nuk po i punon. Kemi kontaktuar ambasadën por nuk kanë dhënë ende informacione, jemi në pritje. Ajo është vajza e axhës tim, dhe është vetëm 18 vjeçare”, është shprehur familjari.

    Autobusi me targa kosovare ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, por u aksidentua në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona, 44 të lënduar dhe 15 prej këtyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!