×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjes Salihu 11 anëtarëshe nga Ferizaj i digjet shtëpia, kërkojnë ndihmë

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 23:55

    Arif Salihu banor i Ferizajt bashkë me familjen 11 anëtarshe që nga e shtuna ka mebtur pa shtëpi si pasojnë e një zjarri të furishëm i cili në mesnatë kaploi shtëpinë e tij.


    Ai thotë se është ende i hutuar dhe nuk po mund ta besoj cfarë i ka ndodhur ndërsa familejn e ka shpërndarë tek të afërmit sepse nuk i ka mbetur pothuajse asgjë nga orenditë , rrobat e dokumentet që kishte. Dyshon se djegia e shtëpisë erdhi si pasojë e problemeve me energjinë elektrike.

    Familja Salihu e cila ka mbetur aktualisht në rrugë thonë se kanë nevojë për ndihmën e vullnetmirëve për ta pasur një strehë mbi kokë. Kryefamilajri Arifi thotë se vet nuk punon askund rregullisht e as anëtarët e tjerë të familjes, prandaj nuk mund të bëjë as një investim për rregullimin e shtëpisë.

    Edhe anëtarët e tjerë të familjes Salihu pohojnë se ka 3 ditë që nuk po mund të qëndrojnë në shtëpinë e tyre. Thonë se e kanë të vështirë të enden dhe të jetojnë pa gjërat elementare për jetesë. Lusin ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë për rindërtimin e shtëpisë.

    Edhe fqinjët e familjes Salihu janë tronditur nga rasti i djegesis së shtëpisë së fqinjit te tyre dhe gjendja në të cilën kanë mbetur.

    Ata ftojnë se të gjitha bizneset apo njerëzit e vullnetit të mirë që ta ndihmojnë familjen e mbetur pa shtëpi.

    Komuna e Ferizajt ka një fond të vogël për rastet emergjente sic është djegia e shtëpive apo emergjenca të tjera , por zyrtarët komunalë janë shpresur disa herë se me kujdes e shqyrtojnë secilën nëvojë për banim apo ushqim që e paraqesin qytetarët e komunës së Ferizajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!