Nga sot familjeve të cilat nuk kanë asnjë anëtar të punësuar mund të tërheqin pagesat nga masa 15 që u janë transferuar nga Ministria e Financave.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e cila dje tha se përfituesit mund t’i tërheqin mjetet nga dita e sotme, shkruan Reporteri.
“Kam kënaqësinë t’ju informoj se sot (dt. 29.06.2020) Ministria e Financave ka realizuar pagesat për masën 15 në shumë prej 1,991,210.00 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar. Përfituesit mund t’i tërheqin mjetet që nga dita e nesërme” thuhet në njoftimin e Bajramit.
Ajo madje ka kërkuar nga përfituesit të kenë kujdes të shtuar, që ti shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore. /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.