×
  • Lajme
  • Lajme

    Faqja zyrtare e UEFA EURO 2024 prezanton lojtarët serbë, kosovarët vërshojnë me komente

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 11:16

    Faqja zyrtare e UEFA EURO 2024 në rrjetin social Facebook ka prezantuar përmes fotografive lojtarët e përfaqësueseve që do marrin pjesë në këtë kompeticion, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në mesin e tyre janë edhe futbollistët e përfaqësueses së Serbisë.

    E, aty nuk kanë munguar shqiptarët të cilët kanë vërshuar me komente me flamuj kombëtarë e atë të Republikës së Kosovës.

    Në mesin e tyre ka edhe komente me fotografinë e komandantit legjendar, Adem Jashari, si dhe të futbollistëve shqiptarë, Lorik Cana, Xherdan Shaqiri e po ashtu edhe fotografia e famshme e Granit Xhakës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!