×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    FAST Kosova arreston një person në Prishtinë, ishte në kërkim ndërkombëtar

    Reporteri
    07 Maj 2025 | 22:09

    Një person i cili ishte në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sonte nga Njësia FAST e Policisë së Kosovës. 

    Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Sonte ne orët e pasdites, në Prishtinë, Njësia FAST, me mbështetjen e Njësisë Rajonale për Reagim të Shpejtë (NJRSH) – Prishtinë, ka realizuar me sukses një aksion policor, duke arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar.”, thuhet në njoftim.

    Sipas këtij njoftimi, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, dhe personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

    Po ashtu është thënë se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të sjellë para drejtësisë individët që kërkohen për vepra të ndryshme penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!