×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Limaj arrinë t’i grumbullojë disa persona në një sallë të ngushtë, mundohet që me fjalë ta maksimalizojë tubimin

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 20:00

    Kryetari i NISMA’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka arritur që t’i grumbullojë disa persona një një sallë të vogël në Ferizaj. Limaj ka tentuar përmes fjalëve ta paraqesë kinse ka mbështetje të madhe.


    Ai ka publikuar në Facebook, fotografi nga ky takim.

    “Komogllava, miqtë tanë bashkëluftëtarë dhe gjenerata e re në Ferizaj, tashmë e kanë ndarë mendjen për tu rreshtuar krah nesh dhe vizionit tonë, sepse ne jemi në rrugën që i duhet Kosovës. Mbështetja e madhe dhe e sinqertë që po i vjen Nismës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, eshtë dëshmia më e mirë se projekti ynë për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare eshtë i drejtë dhe jetik për të ardhmen e vendit”, tha ai.

    Ky është postimi i plotë i Limajt:

    Sakrifica për atdheun eshtë amanet i të parëve tanë, mbrojtja e vlerave kombëtare eshtë obligimi dhe angazhimi ynë.
    Komogllava, miqtë tanë bashkëluftëtarë dhe gjenerata e re në Ferizaj, tashmë e kanë ndarë mendjen për tu rreshtuar krah nesh dhe vizionit tonë, sepse ne jemi në rrugën që i duhet Kosovës.
    Mbështetja e madhe dhe e sinqertë që po i vjen Nismës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, eshtë dëshmia më e mirë se projekti ynë për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare eshtë i drejtë dhe jetik për të ardhmen e vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!