×
  • Lajme
  • Lajme / Kreu i NISMA-s

    Fatmir Limaj: Me inate, me ego nuk ndërtohet shteti

    Reporteri
    25 Maj 2025 | 17:21

    Fatmir Limaj sot u rizgjodh edhe për katër vjet kryetar i Nisma Socialdemokrate. Me këtë rast ai foli edhe për ngërçin politik në vend.

    Ai tha se shteti nuk ndërtohet me intati e ego, dhe se lidershipi është kur tejkalohet vetvetja.

    “Me inate, me ego nuk ndërtohet shteti. Lidershipi është kur e tejkalon veten, kur në situatën e pazgjidhshme e gjen zgjidhjen, kur në situatën e pa komunikueshme e gjen komunikimin. Kur në situatën e pamundur e gjen të mundshëm për vendin tënd. Ky është lidershipi, kjo është ajo që i duhet Kosovës”, tha Limaj.

    Ai tutje tha se nuk bën kurrë politika që imponohen nga disponimet ditore apo rrjetet sociale

    “As kam bërë, as do të bëj, as do të bëj kurrë politikat, të cilat imponohen ose ndërtohen nga disponimet ditore, nga rrjetet sociale apo nga kafet”, ka thënë Limaj. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!