×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Limaj për rastin e Nuredin Lushtakut: Pse duhet të paragjykohet UÇK-ja, jemi njerëz të gjallë e mëkatarë, mund të bëjmë gabime

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 8:53

    Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka komentuar rastin e arrestimit të ish-nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku për sulm ndaj policisë.

    Limaj ka pyetur se pse kur ndodhin raste të tilla duhet të paragjykohet UÇK-ja.

    “Çkas po ndodh për çdo natë këtu, po na vriten njerëzit e po bahen ndeshje. Ka ndodhë incidenti, pse duhet me paragjyku ni tërësi të njerëzve. Për çka keni luftu ju. Jemi njerëz të gjallë e mëkatarë, edhe ne bëjmë gabime. Ka njeri që është mbështetës I VV-së, LDK-së e të tjerë që është mbi ligjin, por nuk ka VV mbi ligjin. Kadal të kryhen hetimet, pse duhet të paragjykojmë. Pse po na e boni gjykimin. Kështu ma kanë ba edhe mua gjyqin”, tha Limaj në Kanal 10.

    Ish-nënkryetarit të komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakut, dhe të pandehurve të tjerë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Siç njofton prokuroria, “ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!