Fatmir Limaj është rizgjedhur kryetar i subjektit politik të Nismës Socialdemokrate.
Limaj mori besimin e të gjithë delegatëve të cilët ishin prezent në Kuvendin e II-të zgjedhor të Nismës.
Në fjalën e tij pas rizgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë duke u zotuar se do të vazhdoj angazhimin në promovimin e vlerave tona kombëtare
“Nisma si parti e moderuar të vazhdoj me politikat sociale. Në promovimin e vlerave demokratike, në promovimin e avancimin e të drejtave pa dallim feje e etnie. Në mbështetje të asaj kategorie që më së shumti kanë nevojë. Ne do ta promovojmë fuqishëm të kaluarën tonë historike”, ka thënë ndër të tjera ai.
Më tutje ai ka thënë se do të jenë zë i fuqishëm opozitarë dhe nuk do të lejojnë që Kosova të rrëshqas në autokraci e despotizëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.