Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesa e Prokurorisë Speciale kundër Fatmir Limaj, dhe të tjerëve në “rastin e MTPT-së”.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 30.05.2018 është vërtetuar.
Në njoftim thuhet se, Fatmir Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka, dhe Shpëtim Tulaku, akuzoheshin nga Prokuroria për shkak të veprës penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, si krim i organizuar, keqpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizim, marrje dhe brifizë, dhënien e ryshfetit, keqpërdorimin e autorizimeve në ekonomi, dhe vepra të tjera penale në formë të mos deklarimit të parave të pranuara për fushatë, parashikuar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2004/2 për pengimin e shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme penale.
Gjykata gjeti se shkalla e parë nuk ka bërë shkelje esenciale procedurale, ka aplikuar drejtën penale, si dhe ka vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë gjendjen faktike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.