Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj sot do të mbajë konferencë për media nga ora 16:00.
Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës.
“Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj mban sot (22.05.2025) konferencë për media! Konferenca mbahet në selinë qendrore të Nismës në ora 16:00.”
Konferenca vjen dy ditë pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar për herë të parë mbrëmë se ka pasur disa takime me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kurti tha se kanë dështuar të arrijnë marrëveshje, shkaku i një parakushti të Limajt që ta kenë pozitën e Kryeparlamentarit.
Ai shprehu interesim për një koalicion me Limajn, në këmbim të ministrive, shkruan Reporteri.net.
“Unë jam shumë i interesuar që të bashkëqeverisim, pra që ata të kenë Ministri në Qeveri”, tha Kurti.
Sipas tij, një parti me tre deputetët s’mund ta ketë pozitën e Kreut të Kuvendit.
Nga Nisma reaguan dje duke thënë se thënë se pesha e një lideri nuk varet nga numrat, por pesha që ka si lider dhe Limaj ka dhënë kontribut të çmueshëm, si gjatë çlirimit të vendit ashtu edhe në formimin e institucioneve.
/Reporteri.net/