Pas Lutfi Hazirit edhe Fatmir Rexhepi që është zgjedhur deputet nga LDK ka thënë se pozita e presidentit nuk duhet të jetë peng për arritjen e marrëveshjes qeverisëse me VV-në.
Ai thotë se duhet të ketë konsensus mes dy partive që për presidentin, por kur të vije koha.
“Mendoj se jemi shumë afër të arrijmë marrëveshjen para 26 dhjetorit. Brenda marrëveshjes duhet të ketë vend edhe për presidentin, që do të zgjidhet kur të vjen koha, pra presidenti duhet të zgjedhet me konsensus. Duhet të ketë konsensus mes LDK-së e VV-së. Edhe VV të heq dorë nga ato që të ketë emër. Brenda marrëveshjes duhet që presidenti të propozohet me konsensus nga dy palët, duhet t’i besojmë njëra-tjetrës ta zgjedhim presidentin me konsesues kur të vijë koha”, ka thënë Rexhepi për KTV, shkruan Reporteri.net.
Ai ka shprehur bindjen se do të arrihet marrëveshja me VV-në para seancës konstituive të Kuvendit.
“Kam besim të madh që do të arrihet marrëveshja. Sado që ka përplasje e divergjenca, është e vetmja alternativë që e çon vullnetin e qytetarëve që të krijohet qeveria, dhe konstituohet Kuvendi. Sa do që t’i përsëritnim zgjedhjet, do të ishte një humbje e madhe. E kemi për obligim edhe ne si LDK edhe VV që ta përmbyllim këtë mision dhe të arrijnë marrëveshjen”, ka deklaruar Rexhepi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.