Ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk e përjashton mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të LDK-së, por shprehet vendimin do ta marrë në momentin e nevojshëm.
Megjithatë ai pohon se ka presion pozitiv nga anëtarësia e LDK-së për të kandiduar.
“Është herët për të marrë vendim. Kam një presion të madh pozitiv nga anëtarësia për të kandiduar për kryetar të LDK-së”, thotë Sejdiu.
Ai ka dhe vërejtjen e para sa i përket procesin zgjedhor, pasi pohon se nuk ka nisur mbarë dhe se nuk mund të ketë zgjedhje pa u shpallur zyrtarisht nga kryesia.
Ai nuk e përkjashton që të përsëritet situata e zgjedhjeve të fundit dhe procesi të mos përfundojë deri në fundvit.
“Në Kuvendin e mëhershëm zgjedhor të LDK-së është marrë një vit hua apo është kapërcyer një vit mandat i plotë i LDK-së i proceseve zgjedhore me arsye të ndryshme. Procesi zgjedhor në LDK të ndodh pa ndonjë shtyrje”, ka deklaruar Sejdiu, në një intervistë që do transmetohet sonte në Dukagjin.
Po ashtu Sejdiu theksoi se LDK duhet të marr rol në proceset e rëndësishme shtetërore siç është dialogu me Serbinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.