×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Sejdiu tregon se çfarë raporte ka me Isa Mustafën

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 21:09

    Fatmir Sejdiu ka treguar se nuk ka kurrfarë komunikimi me kryetarin aktual të LDK-së, Isa Mustafa.


    Sejdiu ka treguar se si kur Mustafa ka pasur problem me shëndetin e ka vizituar në shtëpi dhe i ka shprehur gatishmërinë atij që të bisedojnë për gjendjen e partisë, por se nuk ka marrë më pas përgjigje, shkruan Reporteri.net.

    “Kam bisedë me gjithë prej tyre, por jo me të gjithë. Kam komunikim me Vjosën. Nuk kam komunikim me kryetarin e partisë. Apsolutisht ka munguar, kam dhënë ofertën time. Kur ka pasur probleme me shëndetin kam shkuar dhe i kam lënë porosinë, kurdo që mund të takohemi dhe të bisedojmë, unë jam i gatshëm, por kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë Sejdiu, në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa duke folur për Kuvendin e 9-të të partisë që do të mbahet të shtunën, Sejdiu ka deklaruar se ka frikë se mund të ndodhë e njëjta si më 2015-tën, kur nuk u lejuan kandidatë të caktuar të mos garojnë për kreun e partisë, në pamundësi që të kenë paraprakisht 50+1 të votave të delegatëve.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!