×
  • Lajme
  • Lajme

    Faton Abdullahu: Këto janë disa arsye pse Qeveria Hoti është e brishtë

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 10:38

    Analisti politik, Faton Abdullahu, njëherit ish-këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa, thotë se Qeveria Hoti do të vuaj nga mirëkuptimi i tepruar.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka renditur disa arsye pse Qeveria Hoti është e brishtë, por thotë se kryesorja ka të bëjë me faktin se ajo ka vetëm 61 vota, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Qeveria Hoti do të vuaj nga mirëkuptimi i tepruar

    Të vegjlit apo të dobëtit vuajnë nga mirëkuptimi i tepruar. Fakti se Qeveria Hoti është shumë e brishtë në shumë drejtime, mund ta shtyjë këtë Qeveri të vuaj nga mirëkuptimi i tepruar. Ky mirëkuptim i tepruar do të jetë i dëmshëm për të gjithë, do të jetë i dëmshëmpërkohë të gjatë më i dëmshmi mund të jetë në dialogu me Serbinë.

    • Votat e pakta – Arsyeja Kryesore pse Qeveria Hoti është e brishtë ka të bëjë me faktin se ajo ka vetëm 61 vota. Për më shumë as ato nuk do të jenë asnjëherë të sigurta, sikundër nuk ishin as me rastin e votimit të kësaj Qeverie. Të gjitha vendimet dhe të gjitha proceset për t’i shtyrë përpara do të jetë problem, e lëre më nëse për to kërkohet një e treta e votave në Kuvend.

    • Lista Serbe – Lista do të jetë një tjetër faktor që e bënë Qeverinë Hoti të brishtë dhe atë sidomos sa i përket dialogut me Serbinë. Pa Listën Serbe s’ka Qeveri Hoti. Mbetet të shihet sa ka Qeveri Hoti për të përfituar në dialog me Serbinë.

    • PDK – VV – Qeveria Hoti është e brishtë edhe pse lë shumicën shqiptare jashtë. Apo thënë ndryshe ajo do ta ketë kundër një opozitë shumë të fortë, sepse partia e parë VV dhe e treta PDK do të jenë parti opozitare të kësaj Qeverie.

    • Vjosa Osmani – Arsye tjetër është se LDK ka probleme të brendshme të cilat janë të mëdha dhe jo lehtë të kalueshme. Qeveria Hoti ka dhe do të ketë probleme më znj. Osmani në dy mënyra. Së pari sepse ajo është Kryetare e Kuvendit dhe e dyta sepse në të njëjtën kohë është nënkryetare e LDK-së. Kjo mungesë e unitetit që kakohë që është kthyer në përçarje mund të reflektohen edhe në punën e Qeverisë Hoti përkatësisht në efikasitetin e institucioneve qeveritare.

    https://www.facebook.com/faton.abdullahu.9/posts/3336775323020630

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!