Kreu i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Hysni Gucati e Nasim Haradinaj po qëndrojnë bashkë në Hagë, të cilët nganjëherë po thërrasin në Prishtinë.
“Po thirrin nganjëherë në telefon, natyrisht që janë duke ndejt bashkë edhe me Salih Mustafën”, tha Klinaku në T7, transmeton Gazeta Express.
“Po presin, që të bëhet seanca tjetër, që prokuroria ka thënë që brenda 30 ditësh do ta përgatis aktakuzën, që për neve ska pse të ngrisë…Ata kanë filluar edhe me disa telefonata shantazhuese i pyesin nesë dikush ka sjellë dosje…Materialet që i kemi pas i kemi publiku para mediave”, tha ai ndër të tjera.
Sipas Klinakut, Gjykata Speciale është duke vepruar ilegalisht sepse i ka skaduar mandati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.