Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku i ka reaguar Presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës, pas deklaratës së tij se “edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Klinaku e ka quajtur këtë një huqje të madhe të presidentit dhe të rrezikshme.
“Meta: “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit nëse është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë”. Përveçse është huqje e madhe kjo e Presidentit, sepse krahason luftën e tij për pushtet me atë të Familjes Jashari, është edhe e rrezikshme”, ka shkruar Klinaku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.